Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TEJKAL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Kaloj a kapërcej parashikimet, normën e vendosur, afatin e caktuar, caqet e diçkaje etj. Tejkaluan normën. E tejkaloi shpejtësinë e lejuar. Tejkaloj masën. Tejkalon shpejtësinë e zërit.
2. Parakaloj me mjet udhëtimi një mjet tjetër, lë prapa diçka. Tejkaloi autobusin.
3. sport. Përmirësoj, kapërcej, thyej. Tejkaloj një rekord.
✱Sin.: kapërcej, parakaloj, përmirësoj, thyej, kapërcej.
TEJKALÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Kalim a kapërcim diçkaje (i masës, i normës, i afatit, i caqeve, i pritshmërisë); parakalim. Tejkalimi i normës. Tejkalim i masës. Tejkalimi i planit.…
Shfaq përkufizimin e plotë →►TEJKAL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ma kalojnë, më lënë mbrapa. U tejkalua me punë.2. vetv., vet. v. III. Kalohet, kapërcehet. Tejkalohet plani. U tejkaluan parashikimet (…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEJKAL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Kaloj a kapërcej parashikimet, normën e vendosur, afatin e caktuar, caqet e diçkaje etj. Tejkaluan normën. E tejkaloi shpejtësinë e lejuar. Tejka…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë