Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TEJDÚK/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv., vet. v. III 1. Duket mespërmes diçkaje, shihet edhe kur është prapa një sendi tjetër; duket tejpërtej diçkaje; nëpërduket. Tejdukej dielli (hëna) pas reve. Tejduket përmes tylit.
2. fig. Shfaqet, zbulohet, lexohet, merret vesh; kuptohet; nuk arrin të fshihet. Edhe pse buzëqeshte, tejdukej mërzia.
✱Sin.: nëpërduket, shfaqet, zbulohet, lexohet, kuptohet.
TEJDÚKJ/E,~A f. Tejdukshmëri. Tejdukja e hënës. Tejdukja e diellit prapa resë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEJDUKSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i tejdukshëm, vetia e diçkaje që është e tejdukshme; qartësi. Tejdukshmëri e lartë (e madhe). Tejdukshmëria e xhamit (e ujit). Fiton (humbet) tej…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEJDÚKSH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. 1. Që lë dritën të kalojë tejpërtej një trupi, që mund të përshkohet nga rrezet e dritës; i nëpërdukshëm; transparent, i qartë, i shfaqshëm; kun…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë