Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TÉJAS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që është tej, ajo që është matanë a përtej një vendi; përtejase.2. si mb. Sipas kuptimit të emrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEJADRIATÍK,~E mb. 1. Që është tej Adriatikut; transadriatik. Vendet tejadriatike.2. Që përshkon detin Adriatik. Linjë tejadriatike lundrimi.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEJADRIATÍKAS,~E mb., libr. Që ka të bëjë me vendet tej detit Adriatik; që është tej Adriatikut; transadriatikas. Banor tejadriatikas. Brigjet tejadriatikase.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEJADRIATÍKAS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore që jeton tej detit Adriatik; transadriatikase.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEJADRITÍKAS,~I m. sh. ~, ~IT Banor që jeton tej detit Adriatik; transadriatikas.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEJÁN/Ë,~A f., nj. Ana e tejme; ana matanë. E tërheq tejana.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEJATLANTÍK,~E mb., libr. Që është tej Oqeanit Atlantik. Brigjet tejatlantike.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEJATLANTÍKAS,~E mb., libr. Që ka të bëjë me vendin tej Oqeanit Atlantik; që është i një vendi përtej Atlantikut. Banor tejatlantikas. Diplomacia tejatlantikase.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEJATLANTÍKAS,~I m. sh. ~, ~IT Banor që jeton përtej Oqeanit Atlantik. Marrëdhëniet me tejatlantikasit marrëdhëniet kryesisht me amerikanët (me Shtetet e Bashkuara të Amerikës).
Shfaq përkufizimin e plotë →TÉJAZA ndajf. Shtrirë; ndenjur, ulur. Lexonte tejaza. Po fliste në telefon tejaza.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë