Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TEGÉL,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Qepje veshjesh, lëkurësh etj. me makinë, pa ndërprerje; gropshtë. Tegeli i pantallonave (i këpucëve). Bluzë me tegela. Xhaketë me tegela. Shkoi drejt (shtrembër) tegeli. I bëri dy tegela. Iu shqep tegeli.
2. Pe që përdoret për këtë lloj qepjeje. E qepi me tegel të kuq. I futi në krye një tegel të zi.
3. Vijë e dukshme e qepjes; spik, buzë. Duket tegeli.
4. tek. Vijë e drejtë, që formohet kur bashkojmë, kur mbërthejmë ose kur ngjitim buzët e dy copave metalike etj. Tegeli i saldimit (i bashkimit). Pastrimi i tegelit. S’i kishte dalë i drejtë tegeli.
✱Sin.: qepje, gropshtë, spik, buzë.
TEGESÉL,~I m. sh. ~E, ~ET krahin. Qumësht deleje shumë i trashë, që del kur bagëtia nis të shterojë, qumësht i dhentë i trashë. Pi tegesel. Përshesh me tegesel.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë