Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TÁZE mb., bised. 1. Që sapo është përgatitur, që sapo është bërë, i freskët, ngrohtë etj.; i proshkët; kund. bajat. Bukë (gjellë, gjizë, gjalpë, qumësht, djathë) taze. Dhallë taze i freskët, që sapo është tundur. Mish taze mish që sapo është therur a pjekur. Ujë taze ujë që sapo është mbushur në krua. Kafe (fruta) taze. Ha peshk taze. Vajzë (djalë) taze në kohë për martesë. Lajm taze lajm i ri, lajm i minutës së fundit.
2. si ndajf. Shumë pak kohë përpara, thuajse në çast, posa. I gatuar taze. Mish i pjekur taze i sapodalë nga furra. I qethur taze.
✱Sin.: i freskët, i njomë, i ngrohtë, i proshkët, sapo.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë