Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TÁSHM/E,~JA (e) f. 1. Segment teorik i ndarjes së kohës që i përket çastit kur flasim; koha midis së shkuarës dhe së ardhmes; e tanishme, e sotme, aktuale. Punon për të tashmen e për të ardhmen. E tashmja ndodhet midis së shkuarës dhe së ardhmes.
2. gjuh. Koha e tashme; formë foljore që shpreh një veprim ose një gjendje që ndodh në çastin kur flasim. E tashmja e dëftores (e lidhores, e habitores).
✱Sin.: e tanishme, e sotme, aktuale.
TÁSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I tanishëm; i sotëm, aktual. Ndikimi i tashëm. Brezi i tashëm. Koha e tashme. Moda e tashme. Ngjarja (mbledhja) e tashme. Rrethanat e tashme. Koha e tashme (gjuh.) kohë e foljes që përkon me çastin e kohës së komunikimit (tani është ditë/natë), me çastin për të cilin flitet (flasim nesër), ose që shpreh një fakt të jashtëkohshëm (Dielli shndrin. Toka rrotullohet rreth Diellit. Hëna është në qiell). Koha e tashme e dëftores (e lidhores). Zgjedhoje këtë folje në kohën e tashme.
✱Sin.: i tanishëm, i sotëm, aktual.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë