Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TASH ndajf. 1. Tani, tashti, në këtë çast. Tash e tutje. Deri tash. Qysh (që) tash. Ka tash katër vjet që punon në atë vend pune u bënë (u mbushën) katër vjet... Tash po ta them. Tash u kthye.
2. Pas pak, në një të ardhme shumë të afërt. Ulu e prite se tash vjen. Tash niset.
♦ Tash për tash (*tani për tani).
TÁSHM/E,~JA (e) f. 1. Segment teorik i ndarjes së kohës që i përket çastit kur flasim; koha midis së shkuarës dhe së ardhmes; e tanishme, e sotme, aktuale. Punon për të tashmen e p…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÁSHMË ndajf. Në këtë çast, tani që po flasim; nga tani e tutje. Tashmë është i madh (i dëgjuar, i njohur). Tashmë e kam të qartë. Tashmë s'ke ç'i bën. Tashmë s'je i vogël. Tashmë …
Shfaq përkufizimin e plotë →TASHPËRTÁSH/ËM (i), ~ME (e) mb., bised. I tanishëm, i tanipërtanishëm. Të ardhurat e tashpërtashme i mjaftojnë. Shpenzimet e tashpërtashme.
Shfaq përkufizimin e plotë →TASHTÍ ndajf. 1. Tani, në çast. Tashti e tutje. Do të nisemi që tashti.2. Pas pak, nga çasti në çast, shumë shpejt. Tashti vjen.
Shfaq përkufizimin e plotë →TASHTÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb., bised. I tanishëm, i sotëm. Nuk është i tashtishëm ai.
Shfaq përkufizimin e plotë →TÁSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I tanishëm; i sotëm, aktual. Ndikimi i tashëm. Brezi i tashëm. Koha e tashme. Moda e tashme. Ngjarja (mbledhja) e tashme. Rrethanat e tashme. Koha e tashme…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë