Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TAS,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Enë e thellë dhe e rrumbullakët, në madhësi dhe në materiale të ndryshme që përdoret për gjellë, për bulmet ose për ushqime të tjera; sasia që nxë një enë e tillë; kupore, kupac, misur, çanak. Tas kosi. Tas trileçeje. Tase ushqimesh. Një tas fasule (pilaf, qumësht, kos). Një tas me miell (me gjizë, me gjalpë, me supë, me ashure, me pilaf, me qershi, me fiq). Mbushi tasin. S’matet deti me tas. (fj. u).
2. Filxhan i madh e pa bisht, i ngjashëm me gotën, zakonisht prej balte, prej metali etj. Tas porcelani (qelqi, balte, druri, kauçuku, metali). Pi me tas. Tas uji. Një tas çaj tas (i mbushur) me çaj. Një tas çaji tas (enkas) për çaj. Bleu katër tase çaji tase që shërbejnë për të hedhur çaj. Piu dy tase çaj tase të mbushur me çaj.
3. Gotë metalike. Pi ujë me tas floriri është shumë i pasur ekonomikisht. Tas Stambolli pjatë bakri e thellë. Tas hamami enë e vogël uji që shërben për të marrë ujë nga kazani e për t’u shpëlarë; kokme, sapllak, safë.
✱Sin.: kupore, kupac, misur, çanak, filxhan, gotë, kokme, sapllak, safë.
♦ E do *përshesh në tas (diçka). Hane tas, hane hamam! tjetër për tjetër; hane Sham, hane Bagdad. Ta prish *dasmën për një tas çorbë (dikush). Tas çorbe mospërf. njeri pa vlerë e pa rëndësi, të cilin nuk e do e nuk e përfill asnjeri; lëng groshe mospërf.; gozhdë e ndryshkur keq.; trëndelinë më there! tall.; hije shtogu.
TASH ndajf. 1. Tani, tashti, në këtë çast. Tash e tutje. Deri tash. Qysh (që) tash. Ka tash katër vjet që punon në atë vend pune u bënë (u mbushën) katër vjet... Tash po ta them. T…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÁSHM/E,~JA (e) f. 1. Segment teorik i ndarjes së kohës që i përket çastit kur flasim; koha midis së shkuarës dhe së ardhmes; e tanishme, e sotme, aktuale. Punon për të tashmen e p…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÁSHMË ndajf. Në këtë çast, tani që po flasim; nga tani e tutje. Tashmë është i madh (i dëgjuar, i njohur). Tashmë e kam të qartë. Tashmë s'ke ç'i bën. Tashmë s'je i vogël. Tashmë …
Shfaq përkufizimin e plotë →TASHTÍ ndajf. 1. Tani, në çast. Tashti e tutje. Do të nisemi që tashti.2. Pas pak, nga çasti në çast, shumë shpejt. Tashti vjen.
Shfaq përkufizimin e plotë →TÁSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I tanishëm; i sotëm, aktual. Ndikimi i tashëm. Brezi i tashëm. Koha e tashme. Moda e tashme. Ngjarja (mbledhja) e tashme. Rrethanat e tashme. Koha e tashme…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÁSK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tas i vogël.2. Tavllë duhani.✱Sin.: tas, tavllë, taketuke, shpuzore.
Shfaq përkufizimin e plotë →TASMÁ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. Rrip qafe, qafore qeni.2. Turizë qeni.3. Rrip berberi për të mprehur briskun, rrip rruesi.4. Rrip i hollë, që përdoret për lidhje, mbajtje ose zbukurim. …
Shfaq përkufizimin e plotë →TASPÚS ndajf. Pa lënë asgjë, zbrazët, bosh. E la shtëpinë taspus. I bëri paratë taspus i bëri rrush e kumbulla, i harxhoi (i prishi) të gjitha. E bënë taspus e hoqën qafe, e zhdukë…
Shfaq përkufizimin e plotë →TAST,~I m. sh. ~E, ~ET muz. 1. Secila nga elementet e një vegle muzikore, që shtypet me gisht për të nxjerrë tingull; pjesë e ndarë me petëza në bishtin e disa veglave muzikore me …
Shfaq përkufizimin e plotë →TASÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Tas i vogël. Një tasuk me gjalpë (me mjaltë, me ullinj).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë