Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TARTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Tartarisë ose që ka prejardhjen nga Tartaria.
TARTÁR,~E mb. Që lidhet me Tartarinë ose me tartarët, që është karakteristik për Tartarinë ose për tartarët, i Tartarisë ose i tartarëve; që është krijuar nga tartarët. Gjuha tartare. Poet tartar. Këngë (muzikë, valle) tartare. Veshje tartare. Salcë tartare salcë e bërë me majonezë, kaparinë dhe me mustardë.
TARTÁR,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Banor vendës i Tartarisë ose ai që e ka prejardhjen nga Tartaria. Tartarët kanë origjinë turko-mongole.
2. hist. Pjesëtar i fiseve turke, mongole etj. që ndihmoi për të formuar shtetin «Hordhia e Artë» në shekujt XIII-XV.
3. vjet. Kalorës që kryente shërbimin postar në kohën e pushtimit osman. Tartari i sanxhakbeut.
4. vjet. Korrier, postier i fshatit.
5. Njeri trupmadh.
✱Sin.: turk, mongol, kalorës, korrier, postier, trupmadh.
♦ Tartari e merr vesh është rrëmujë e madhe, s’e merr vesh njeri; nuk kuptohet ç’është, ç’bëhet a ç’po ndodh diku; djalli e di (e merr vesh); dreqi e di (e merr vesh); nuk e merr vesh (nuk e njeh) i pari të dytin (diku).
TARTÁR,~IIV m. nj., mit. Ferr (sipas mitologjisë greke).
TARTÁR,~E mb. Që lidhet me Tartarinë ose me tartarët, që është karakteristik për Tartarinë ose për tartarët, i Tartarisë ose i tartarëve; që është krijuar nga tartarët. Gjuha tarta…
Shfaq përkufizimin e plotë →TARTÁR,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Banor vendës i Tartarisë ose ai që e ka prejardhjen nga Tartaria. Tartarët kanë origjinë turko-mongole.2. hist. Pjesëtar i fiseve turke, mongole etj. q…
Shfaq përkufizimin e plotë →TARTÁR,~III m. nj. Fundërresë nëpër fuçi a nëpër shishe vere; gur vere, fundërri; llum vere; tartër2. Pije ngadalë se ka shumë tartar shishja. Pastroj fuçitë nga tartari.✱Sin.: fun…
Shfaq përkufizimin e plotë →TARTÁR,~IIII m. sh. ~Ë, ~ËT Llapar i parmendës; veshëz e parmendës. Pastro tartarin.✱Sin.: llapar, veshëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →TARTÁR,~IIV m. nj., mit. Ferr (sipas mitologjisë greke).
Shfaq përkufizimin e plotë →TARTARÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Pres mishin copa-copa, copëtoj mishin; kortaris. Tartaris dashin.2. Bëj shpejt e shpejt (punët). Tartaris punët e shtëpisë.✱Sin.: pres, copëtoj, kort…
Shfaq përkufizimin e plotë →TARTARÍSHT ndajf. Si tartarët. E stërviste kalin tartarisht. Kalëronte tartarisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →TARTARÓSI vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Thartoj, tharmëtoj. E tartarosi gjellën (qumështin, kosin, brumin).2. Prish, dëmtoj, shkatërroj një pajisje. E tartarosi televizorin (kompju…
Shfaq përkufizimin e plotë →TARTARÓSII vep., ~A, ~UR bised., jokal. Ngrij së ftohti, mërdhij. Tartarosi djali në atë të ftohtë. Ndiz zjarrin se tartarosën fëmijët.✱Sin.: thahem, ngrij, tartarosem.
Shfaq përkufizimin e plotë →TARTARÓS/EMI jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv., vet. v. III Thartohet, tharmëtohet. U tartaros gjella u thartua. U tartaros vera u uthullua.2. vetv., vet. v. III Prishet, dëmtohe…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë