Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TÁRBË mb., bised. 1. Që është shumë i dobët; që i kanë dalë kockat, që i numërohen brinjët, që është kockë e lëkurë (për njerëzit a për kafshët. Lopë (dhi, qen, mace) tarbë. Me fytyrë tarbë. Plak (plakë) tarbë. Kalë tarbë gërdallë.
2. Që është shumë i varfër. Vend tarbë. Shtëpi tarbë. Ishte tarbë.
✱Sin.: i dobët, i varfër.
TARBÓS vep., ~A, ~UR bised., jokal. I marr dikujt të gjitha paratë (zakonisht në bixhoz, në kumar), e rrjep, s’i lë asnjë dysh. Mos luaj bixhoz me të se të tarbos.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë