Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TARALÁNG ndajf. Duke u rrokullisur, rrokullimthi, rrotullimthi. Ra taralang për tokë. E mori lumi taralang. U rrëzua taralang.
►TARALÁNG/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Rrokullisem, zhvendosem duke u rrokullisur. Nga ura sodisnin drurë e rrozga që taralangeshin në lumin e rrëmbyeshëm.2. pës. e TARALÁNG.
Shfaq përkufizimin e plotë →TARALÁNGI/E,~A f. sh. ~E, ~ET Rrokullisje. Taralangia e gurëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →TARALÁNGUR (i, e) mb. Që është taralangur, që është rrokullisur. Gur i taralangur. Shkëmbinj të taralangur kishin zënë rrugën.
Shfaq përkufizimin e plotë →TARÁLAK ndajf. Duke u taralakur; rrokullimthi. Guri ra taralak.
Shfaq përkufizimin e plotë →TARÁLAK vep., ~A, ~UR kal. Rrokullis. Taralak gurin.
Shfaq përkufizimin e plotë →►TARÁLAK/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Rrokullisem. U taralakën gurët e murit. U taralak në greminë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TARALÁKJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Rrokullisje. Taralakja e gurëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë