Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TARÁKSI vep., ~A, ~UR kal. Tmerroj, tremb, trondit. Zhurma e madhe taraksi tërë mëhallën. Më taraksën zemrën.
Shfaq përkufizimin e plotë →TARÁKSII vep., ~I, ~UR jokal., vet. v. III Pushon, ndërpritet, paks; ul ritmin. Taraksi shiu (breshëri, bora). I taraksën dhimbjet.
Shfaq përkufizimin e plotë →TARÁK/Ë,~A f., vjet. Frikë, trembë, tutë, vrevë. Po i dridheshin këmbët nga taraka.
Shfaq përkufizimin e plotë →TARABÁC mb. 1. (për djemtë) Që është në moshë të njomë; mustaqepadirsur, adoleshent; kund. i madh, i rritur. Djalë tarabac.2. (për kafshët) Mesatar, as i shëndoshë, as i dobët. Qen…
Shfaq përkufizimin e plotë →TARABÁC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Djalë rreth pesëmbëdhjetë vjeç, me trup mesatar e topolak; tarabec, djalë i ri.✱Sin.: djalë, djalosh, briskpavënë, mustaqepadirsur, sqepverdhë, adoleshent…
Shfaq përkufizimin e plotë →TARABÁK mb. 1. (për djemtë) Në moshë të papjekur; mustaqepadirsur, adoleshent. Djalë tarabak.2. (për kafshët) I shëndoshë. Dem tarabak.
Shfaq përkufizimin e plotë →TARABÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Djalë rreth pesëmbëdhjetë vjeç, i bëshëm, truphedhur, i vrullshëm; tarabac, djalë i ri, briskpavënë, mustaqepadirsur, adoleshent, tarabac.
Shfaq përkufizimin e plotë →TARÁB/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. vjet. Kanatë dërrase për të mbyllur një dyqan; kanatë dritareje, fletë, flegër, grilë. Tarabat e dyqaneve. Taraba të vjetra të dritareve. U prish tarab…
Shfaq përkufizimin e plotë →TARÁF,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. Krahu i njerëzve të një fisi, të një ane etj. Tarafi i tyre. Tarafi ynë. Tarafi i djalit (i dhëndrit, i nuses). Tarafi i nuses përcillte kokëvarur…
Shfaq përkufizimin e plotë →TARALÉ ndajf. Gati për të rënë, gati si pezull; pa mbështetje, malakta. La gotën tarale, në cep të tryezës. U rrëzua se e kishte lënë tarale.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë