Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TARABÚK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised., keq. Femër e shkujdesur, që nuk i kushton rëndësi mirëmbajtjes.
Shfaq përkufizimin e plotë →TARABÚKE mb., bised., keq. Që është e shkujdesur (për një grua), që nuk e mban veten, që nuk i kushton rëndësi mirëmbajtjes. Grua tarabuke.
Shfaq përkufizimin e plotë →TARABÚSHELL,~E mb., bised. Që është gdhe, i trashë (nga mendja), i pagdhendur (njeri), budalla. Djalë tarabushell. Çikë tarabushelle.
Shfaq përkufizimin e plotë →TARABÚSHELL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Ai që është i trashë (nga mendja), i pagdhendur, gdhe. Ik, mor tarabushell!
Shfaq përkufizimin e plotë →TARABÚSHELL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Ajo që është e trashë (nga mendja), budallaqe, e pagdhendur. Ik, moj tarabushelle!
Shfaq përkufizimin e plotë →TARABÚÇ,~E mb., bised. Hutaq. Njeri tarabuç. Grua tarabuçe.
Shfaq përkufizimin e plotë →TARABÚÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Ai që është i hutuar, i trullosur; hutaq. Hajde këtej, or tarabuç!
Shfaq përkufizimin e plotë →TARABÚÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET, bised. Ajo që është e hutuar, e trullosur; hutaqe. Ik që andej se do të rrëzohesh, moj tarabuçe!
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë