Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TANÍSH/ËM (i),~ME (e) mb. 1. Që është a që zhvillohet në kohën kur flasim, që shfaqet tani; i këtij çasti, i kësaj kohe. Punët e tanishme mos i shty për më vonë. Këto çështje do të trajtohen në mbledhjen e tanishme.
2. Që i përket kohës sonë, që bëhet, që shfaqet a që vepron në periudhën kur jetojmë, i sotëm. Njeriu i tanishëm. Epoka e tanishme. Brezi i tanishëm. Jeta e tanishme. Të rinjtë e tanishëm. Gjendja (situata) e tanishme. Koha e tanishme kërkon kujdes në ruajtjen e të dhënave vetjake. Çështjet e tanishme. Profesionet dhe zanatet e tanishme. Qeveria e tanishme. Koha e tanishme (gjuh.) koha e tashme.
✱Sin.: i tanipërtanishëm, i sotëm.
TANÍSHM/E,~JA (e) f. Koha që po jetojmë ose që po kalojmë, koha jonë; tërësia e ngjarjeve që zhvillohen në këtë kohë; e sotmja. Kërkesat (nevojat, përparësitë) e së tanishmes. Lidh…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë