Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TÁNGO,~JA f. sh. ~, ~T 1. Pjesë muzikore e lehtë, me ritëm të ngadalshëm.
2. Vallëzim gjatë të cilit çiftet bëjnë një hap në njërën anë dhe dy nga ana tjetër. Tango e lehtë. Vallëzoj (kërcej) një tango. Tango argjentinase vallëzim salloni, sipas të cilit çifti bën shumë lëvizje të ngadalta duke ndërfutur këmbët te njëri-tjetri. Duhen dy vetë për të kërcyer tango thuhet kur veprimet duhet të kryhet nga dy vetë dhe jo në mënyrë të njëanshme.
TANG onom. 1. Përdoret për të imituar zhurmën që shkaktohet nga përplasja e dy sendeve prej metali; bam. Tang, - bëri lokomotiva kur u takua me vagonin.2. si ndajf., bised. Menjëhe…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÁNGA,~T f. sh. Mbathje kryesisht femrash, në formë trekëndëshe, që mbulojnë baqthin, ndërsa pjesa e pasme është krejt e zbuluar; breçka. Doli në skenë me tanga. Shkoi në plazh me …
Shfaq përkufizimin e plotë →TANGÁ/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JTË krahin. Mangall.
Shfaq përkufizimin e plotë →TANGÁLLË mb. I varfër, i shkretë. Plakë tangallë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TANGÁLLË ndajf. Pa asgjë, zbrazët, bosh, shkretë, copë e trokë; në varfëri të skajshme. Shtëpia mbeti tangallë. Nuk lihet dollapi (qilari) tangallë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TANGÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. Mangall; tangall. Tangar mbushur me prush lisi.
Shfaq përkufizimin e plotë →TÁNGLA ndajf. Me vërtik, hop, hopa. U çua (u ngrit, u hodh) tangla.
Shfaq përkufizimin e plotë →TÁNGRRI ndajf. Nergut, me dashje, enkas. Erdhi tangrri. E bëri tangrri.
Shfaq përkufizimin e plotë →TÁNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Brengë, peng. I mbeti tangë. Me tangë në zemër me zemër të copëtuar.✱Sin.: brengë, gozhdë, peronë, peng.
Shfaq përkufizimin e plotë →TÁNGËRR pasth. Nëmë që përdoret ndaj një fëmije kur nuk pushon së qari; plaç! Tangërr bëfsh!
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë