Fjalori
TANGËRLLËKS

TANGËRLLË́KS,~I m. sh. ~, ~IT keq. Ai që shet tangërllëk a dëngla; fodull, mendjemadh. Erdhi edhe ky tangërllëksi që s’durohet fare.
Sin.: dënglamadh, fodull, kapadai, mendjemadh.


Rezultate të ngjashme

TANGËRLLË́KS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET keq. Ajo që shet tangërllëk a dëngla; fodulle, mendjemadhe. Është tangërllëkse e madhe.Sin.: dënglamadhe, fodulle, mendjemadhe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TANGËRLÁN ndajf. Rrokullimthi. Ra tangërlan.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TANGËRLÍNG ndajf. Rrokullimthi. E lëshoi gurin tangërling në brinjë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TANGËRLÍT vep., ~A, ~UR kal. Rrokullis. Gurin që luan prej vendit, e tangërlit gjithkush. (fj. u.).

Shfaq përkufizimin e plotë →

►TANGËRLÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Rrokullisem. Guri që tangërlitet nuk zë myshk. (fj. u.). U tangërlit rrasa e gjeti vegshin (keq.) u rrokullis tenxherja e gjeti kapakun.2…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TANGËRLÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Rënie dike u rrokullisur, rrokullisje. U dëmtua keq gjatë tangërlitjes. U thye qypi gjatë tangërlitjes.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TANGËRLÍTUR (i, e) mb. Që është rrokullisur. Gur i tangërlitur. Enë të tangërlitura shkallëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TANGËRLLË́/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET keq. Sjellje a qëndrim prej tangërllëksi, të qenët fodull; fodullëk, mendjemadhësi e madhe dhe e padurueshme. Lëri tangërllëqet me të! Shet tangër…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TANGËRLË́MSH ndajf. Rrokullimthi. E hodhi tangërlëmsh.Sin.: rrotullimthi, tangërlan, tangërling, çinglipingli, kollotumbas.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TÁNGËRR pasth. Nëmë që përdoret ndaj një fëmije kur nuk pushon së qari; plaç! Tangërr bëfsh!

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.