Fjalori
TAMPON

TAMPÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Lëndë e fortë ose e ngjeshurshërben për të zënë një vrimë, ose për të ndaluar rrjedhjen e një lëngu; tapë, shtupë.
2. mjek. Masë e vogël garze ose pambuku, që shërben për të pastruar gjakun, lëkurën etj.; pambuk, garzë. Tampon i njomur me eter (me jod, me alkool). Tampon me pambukngjeshur. Tampon periodik (higjienik) rrotëz cilindrike e ngjeshur prej pambuku, që përdorin vajzat e gratë gjatë të përmuajshmeve.
3. mjek. Shkopth me garzë a me pambukngjeshurkrye për të pastruar një plagë a për të marrë material për analiza mjekësore (kryesisht në fyt e në hundë); terkishteIII.
4. zyrt. shtypshkr., zyrt. Shtresë pambuku a sfungjeri e njomur me bojë, brenda një kutie plastike a metalike, e cila shërben për për ngjyer vulën me bojë dhe për të vulosur dokumente; shenjë në një dokument zyrtar (në pasaportë, në certifikatë, në vërtetim etj.) Tampon vule. Vë një tamponpasaportë e vulos. Tamponi i vulës. Ngjyej vulën në tamponin me bojë. Tampon me bojëzezë (blu, të kuqe).
5. tek. Amortizator. Tamponët e lokomotivës.
6. fig. Zbutës goditjesh, që pengon a që zbut përplasjet midis dy sendeve a dy njerëzve. Shërben (është) si tampon midis dy njerëzve shërben si ndërmjetës, pengon përplasjet mes tyre. Herë-herë, burri është tampon mes nënës dhe nuses. Zonë tampon zonëpengon përplasjet midis dy shteteve. Kujtesë tampon (e një kompjuteri) (inf.) diskmbledh përkohësishtdhëna.
Sin.: tapë, shtupë, pambuk, garzë, terkishte, amortizator.


Rezultate të ngjashme

TAMPONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vendosje tamponësh, shtupim. Tamponim i të çarave.2. Përdorim tamponësh në plagë ose në ndonjë zgavër tjetër të trupit për të ndalur gjakderdhjen, për…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►TAMPON/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e TAMPONÓJ. Plaga u tamponua me garzë sterile.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TAMPON/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. mjek. Fshij, pastroj me tampon. Tamponoj një plagë me garzë. Plagë që duhet tamponuar.2. zyrt. Vë tampon, vulos. Tamponon një dokument (një autor…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TAMPONÚAR (i, e) mb. 1. Që është i zënë a i mbyllur me tampon, që i është vendosur tampon, i shtupuar, i taposur. Enë e tamponuar.2. mjek. Që është tamponuar. Plagë e tamponuar e p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.