Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TAMBËLÇÁK,~U m., bot., krahin. 1. Qumështore. Gurishtë, gërdhatë, arë me tambëlçak. Mbushi një trastë me tambëlçak.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë të këtij lloji. Tambëlçak i arave tamblatore. Tambëlçak i butë rrëshyell. Tambëlçak i egër pulith. Tambëlçak i hidhët ndryshkull. Tambëlçak i saritë tamblagjak.
TÁMB/ËL,~LI m. 1. Qumësht. Tambël lope (deleje, dhie, buallice). Përshesh me tambël. Tambël me oriz. Tambël gjiri qumësht gjiri me të cilin nëna ushqen foshnjën. Nip tambli nip në …
Shfaq përkufizimin e plotë →TAMBËLEBÓR/Ë,~A f., nj. Pije me tambël dhe me borë, që përdoret gjatë verës si pije freskuese kryesisht nga barinjtë. Përgatit (pi) tambëleborë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TAMBËLEORÍZ,~I m., nj. Oriz i zier në tambël; sytliaç. Përgatit (ha) një tas tambëleoriz.
Shfaq përkufizimin e plotë →TAMBËLTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. 1. TamblatoreII; qumështore.2. (lat. Leontodon autumnalis) Bimë barishtore me kërcell të degëzuar, me gjethe të ngushta, të dhëmbëzuara e me lul…
Shfaq përkufizimin e plotë →TAMBËLZ,~A f. sh. ~A, ~AT Tëmth i kokës. Tambëlza e majtë (e djathtë). I rrihnin tambëlzat.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë