Fjalori
TAMBËL

TÁMB/ËL,~LI m. 1. Qumësht. Tambël lope (deleje, dhie, buallice). Përshesh me tambël. Tambël me oriz. Tambël gjiri qumësht gjiri me të cilin nëna ushqen foshnjën. Nip tambli nip në vijë femërore (djalë motre, djalë vajze etj.); nip bije. Tambli i kresë anat. buti i kokës te fëmijët e vegjël. Tambël fiku lëng i bardhë si qumështnxjerr fiku, kur e këpusim të papjekur mirë dhe që të pezmaton buzët. Populli pa shkrim është si tambli pa mazë. (fj. u.). Bar tambli (bot.) qumështore. Lule tambli (bot.) qumështore, bar tambli.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për një bimë barishtore. Tambël arushe bimë barishtorerritetvendethata, gurishtore e shkëmbore, me lëng si qumështpërdoretmjekësinë popullore kundër malaries, heqjes së lythave etj.
doli tambli (*qumështi) i nënës. I dogji tambli (*qumështi) e i fryn kosit (dikush). Kërkon tambël mushke (dikush) keq. kërkon diçka që nuk mundbëhet; është tekanjoz; kërkon qumësht nga delja shterpë; kërkon qumësht nga cjapi. *Lisi i tamblit (i qumështit) etnogr. Mirë tambli, mirë kosi mospërf. thuhet për dikë nuk shqetësohet e nuk mërzitet fare se u a s’u diçka, është i qetë e shpërfillës; i merr punët shtruar, nuk ngutet aspak; nuk e prish gjumin (dikush); nuk do t’ia dijë (dikush); aq i bën (dikujt); nuk çan kokën (dikush); nuk e vë ujinzjarr (dikush); s’e bën qejfin qeder (dikush); s’i djersin veshi (dikujt); nuk i hiqet asnjë ashkël (dikujt). *Qumësht (tambël) dallëndysheje.


Rezultate të ngjashme

TAMBËLEBÓR/Ë,~A f., nj. Pije me tambël dhe me borë, që përdoret gjatë verës si pije freskuese kryesisht nga barinjtë. Përgatit (pi) tambëleborë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TAMBËLEORÍZ,~I m., nj. Oriz i zier në tambël; sytliaç. Përgatit (ha) një tas tambëleoriz.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TAMBËLTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. 1. TamblatoreII; qumështore.2. (lat. Leontodon autumnalis) Bimë barishtore me kërcell të degëzuar, me gjethe të ngushta, të dhëmbëzuara e me lul…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TAMBËLZ,~A f. sh. ~A, ~AT Tëmth i kokës. Tambëlza e majtë (e djathtë). I rrihnin tambëlzat.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TAMBËLÇÁK,~U m., bot., krahin. 1. Qumështore. Gurishtë, gërdhatë, arë me tambëlçak. Mbushi një trastë me tambëlçak.2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë të …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.