Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TAMARÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. Lloj majmuni i vogël që jeton në Amerikën e Jugut.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta që tregojnë disa lloje majmunësh. Tamarini i bardhë zool. (lat. Saguinus melanoleucus, Tamarinus melanoleucus) lloj majmuni i vogël me trup dhe bisht të bardhëllemë, me kokë të bardhë që rritet në veriperëndim të Brazilit dhe në lindje të Perusë. Tamarini kokëpambuk zool. (lat. Saguinus oedipus) lloj majmuni i vogël i rendit të primatëve, me kokën të mbuluar me qime të bardha, që rritet në pyjet veriperëndimore të Kolumbisë. Tamarini perandor zool. (lat. Saguinus imperator, Tamarinus imperator) lloj majmuni i vogël i rendit të primatëve me mustaqe të mëdha të bardha që rritet në Amerikën e Jugut.
TAMARÍND,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bot. (lat. Tamarindus indica) Pemë e lartë tropikale deri në 30 m, frutat e së cilës përdoren në industrinë ushqimore për bonbone, shurup, akullore e pij…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë