Fjalori
TALLAZITET

TALLAZÍT/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Lëkundet (vala); dallgëzohet. Det që tallazitet.
2. pës. e TALLAZÍT.


Rezultate të ngjashme

TALLÁZ ndajf. Me dallgë, me valë. Sot bëka tallaz deti qenka me valë, paska dallgë. U çua (u ngrit) tallaz si dallgë, lart, përpjetë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TALLÁZ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Dallgë deti, valë e madhe që vjen me forcë e me vrull; valë, tundullimë, shkllaf. Tallazet e detit. Gjëmimi i tallazeve. Ngrihen tallaze. E mbytën (e pë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TALLÁZH/Ë,~A f., krahin. Përzierje bagëtish (lopësh, dhish, dhensh). Nga tallazha e krijuar, mezi gjeti qengjin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TALLAZÍM,~I m. Dallgëzim, tallazitje. Tallazimi i detit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TALLAZÍT vep., ~I, ~UR kal., vet. v. III Dallgëzon, tallazon1, 2.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TALLAZÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Dallgëzim, valëzim deti, tallazim. Tallazitja e detit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TALLAZÍTUR (i, e) mb. Që është tallazuar; i tallazuar, i dallgëzuar. Det i tallazitur nga moti i keq.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TALLAZ/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR vet. v. III 1. kal. Ngre tallaze, ngre dallgë, bën që të ngrihen tallaze (dallgë). Era (furtuna, tufani, tajfuni) tallazon detin.2. jokal. Bën tallaze, da…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TALLÁZTË (i, e) mb. Që është vazhdimisht me tallaze. Det i tallaztë. Dete të tallazta.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TALLAZÚAR (i, e) mb. 1. Që është (në çastin që flasim) me tallaze; i tallazitur, i dallgëzuar. Sot deti qenka i tallazuar. Dete të tallazuara.2. fig. I tronditur, i shqetësuar. E k…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.