Fjalori
TALLAÇITUR

TALLAÇÍTUR (i, e) mb. Që është bërë me lloç a me baltë; i baltëruar, i përlloçur, i përbaltur. Këpucë (pantallona, veshje) të tallaçitura.
Sin.: i baltëruar, i përlloçur, i përbaltur.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: TALLAÇIT


Rezultate të ngjashme

TALLAÇÍT vep., ~A, ~UR kal. Bëj me lloç, me baltë; baltëroj, përlloç, përbalt. Fëmija kishte tallaçitur opingat (pantallonat).Sin.: baltëroj, përlloç, përbalt.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►TALLAÇÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem me lloç, me baltë, me llucë; baltërohem, përlloçem, përbaltem. U rrëzua dhe u tallaçit keq. Ndërroi pantallonat se ishte tallaçitur.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TALLAÇÍTJ/E,~A f. Spërkatje (me baltë), bërje me lloç. Ka fëmijë që u pëlqen tallaçitja nëpër pellgje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.