Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TÁLK,~U m., gjeol. Mineral i butë, i shtresëzuar, në ngjyrë të bardhë dhe me shkëlqim si të fildishit, që përdoret në trajtë pluhuri në industri e në mjekësi; silikat natyror i magnezit. Shtresë (gurë, pluhur) talku. E pudrosi me talk. Minerali i talkut. Pudër talku pudër e bardhë që përdoret në dermatologji dhe për higjienën e fëmijëve.
TALKÍM,~I m. Lyerje me pudër talk, pudrosje me talk, talkosje. Talkimi i fëmijës në pjesët e skuqura.
Shfaq përkufizimin e plotë →TALKÍN,~I m. nj. Rit fetar që hoxha bën në varrin e dikujt. Mbanin vesh talkinin e hoxhës. Talkini i hoxhallarëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →►TALK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Pudrohem me talk; lyhem me talk, bëhem me talk.2. pës. e TALKÓJ.✱Sin.: pudrohem, pudrosem.
Shfaq përkufizimin e plotë →TALK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Talkos. Talkoj foshnjën.
Shfaq përkufizimin e plotë →TALKÓS vep., ~A, ~UR kal. Pudros me talk; lyej me talk. Nëna talkos fëmijën.✱Sin.: pudros.
Shfaq përkufizimin e plotë →►TALKÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Pudrosem me talk; lyhem me talk.2. pës. e TALKÓS.✱Sin.: pudrohem, talkohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →TALKÓSJ/E,~A f. Pudrosje me talk, lyerje me pudër talku, talkim. Talkosja e foshnjës.✱Sin.: pudrosje, talkim.
Shfaq përkufizimin e plotë →TALKÓSUR (i, e) mb. Që është talkosur; i talkuar. Me fytyrë të talkosur. Kryqe të talkosura.✱Sin.: i pudrosur, i pudruar, i talkuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →TALKÚAR (i, e) mb. Që është talkuar; i talkosur. Sqetulla, rrëzë kofshësh të talkuara.✱Sin.: i pudrosur, i pudruar, i talkosur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë