Fjalori
TALASOGRAFI


Rezultate të ngjashme

TALASO- fjalëform. Pjesë e parë e disa fjalëve të përbëra që ka të bëjë me detin a me oqeanin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TALASOFÍL,~E mb., bot. 1. Detdashës (për një bimë). Bimë talasofile.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit; njeri që e do shumë detin, njeri që është shumë i dhënë pas tij.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TALASOFÍTE,~T f. sh., bot. Bimë që rriten në ujërat e deteve; bimë detdashëse. Algat bëjnë pjesë në grupin e talasofiteve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TALASOFOBÍ,~A f., mjek. Frikë e madhe nga deti, fobi nga valët e detit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TALASOKRACÍ,~A f., libr., hist. Fuqi politike që bazohet kryesisht në zotërimin e deteve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TALASOKRATÍK,~E mb., libr., hist. Që ka të bëjë me talasokracinë, i talasokracisë. Fuqi talasokratike fuqi e madhe detare.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TALASOTERAPÍ,~A f., mjek. Përdorim i ujit të detit dhe i klimës detare për qëllime terapeutike; plazh për qëllime kurimi. Mjeku i rekomandoi të bëjë një muaj talasoterapi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.