Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TAKTÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. vet. nj., usht. Art i kombinimit të të gjitha mjeteve ushtarake në luftë; ekzekutim i planeve të strategjisë luftarake. Taktikë luftarake. Taktika e luftës (e sulmit, e mbrojtjes). Taktikë e rrethimit. Taktikë ushtarake taktikë e zhvillimit të një lufte (të një beteje) duke kombinuar e përdorur mjetet ushtarake. Taktikë kriminalistike (drejt.) disiplinë që studion format e veprës penale (mënyrat e kryerjes, motivet, qëllimet e kryerësve, njohuritë profesionale, botëkuptimin, mënyrën e jetesës, psikologjinë e vepruesit etj.).
2. fig. Tërësi e mënyrave dhe e formave të sjelljes, të veprimit etj., që përdoren për të plotësuar një qëllim të caktuar; rrugë e caktuar që ndiqet për të arritur një qëllim; metodë, plan, strategji, politikë. Taktikë parlamentare. Taktikë e drejtë (e gabuar). Taktikë e re (e njohur, e vjetruar). Taktika e lojës. Ia kuptuan taktikën. Taktikat e trajnerit të futbollit.
✱Sin.: metodë, plan, strategji, politikë.
TAKTÍK,~E mb. 1. usht. Që ka të bëjë me taktikën e luftës; që i shërben asaj; që ka të bëjë me tërësinë e mjeteve luftarake, të metodave dhe të mënyrave të luftës. Veprime (lëvizje…
Shfaq përkufizimin e plotë →TAKTIKÍSHT ndajf. Nga ana taktike, në mënyrë taktike. Veproi taktikisht si duhet (mirë, drejt, keq).
Shfaq përkufizimin e plotë →TAKTIKO-TEKNÍK,~E mb. Që ka karakter taktik dhe teknik. Ushtrime taktiko-teknike. Përgatitje e lartë taktiko-teknike.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë