Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TÁKSUR (i, e) mb. 1. Që është taksur për diku. Kurban i taksur. Dash i taksur për në teqe. Gjë e taksur, s’kthehet mbrapsht. (fj. u.).
2. mb., vjet. Që i është premtuar dikujt. Vajzë e taksur vajzë që i është premtuar dikujt për nuse qysh në moshë të re. Nuk ia dha çupën se e ka të taksur gjetkë.
3. si em. f., nj., vjet. Vajzë që i është premtuar dikujt për nuse qysh në moshë të njomë; e premtuar.
TAKS vep. ~A, ~UR bised. 1. kal. I premtoj dikujt diçka për një punë a për një nder që do të më bëjë. I taksi një kostum (një kravatë, një kompjuter). Çfarë i kishte taksur? Taks shumë e jep pak premton shumë, por nuk mban. Jeta të jep atë që i taks. (fj. u.).
2. jokal. Vendos, marr një vendim, e lë me fjalë me dikë për të bërë diçka. E kemi taksur që do t’i shkojmë në fundjavë.
3. kal. E quaj se..., e zë se..., mendo sikur. Takse se nuk e kishe.
4. fet., kal. Premtoj se do t’i fal diçka një shenjti, një faltoreje ose se do t’u bëj një fli për të siguruar hirin e tyre, për të m’u plotësuar një lutje, një dëshirë etj. I ka taksur një kurban (një dash, para, dhjetë okë vaj ulliri, një but verë). Ia kishin taksur vakëfit (kishës, manastirit, xhamisë, teqesë).
✱Sin.: premtoj, zotohem, vendos.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë