Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TAKS vep. ~A, ~UR bised. 1. kal. I premtoj dikujt diçka për një punë a për një nder që do të më bëjë. I taksi një kostum (një kravatë, një kompjuter). Çfarë i kishte taksur? Taks shumë e jep pak premton shumë, por nuk mban. Jeta të jep atë që i taks. (fj. u.).
2. jokal. Vendos, marr një vendim, e lë me fjalë me dikë për të bërë diçka. E kemi taksur që do t’i shkojmë në fundjavë.
3. kal. E quaj se..., e zë se..., mendo sikur. Takse se nuk e kishe.
4. fet., kal. Premtoj se do t’i fal diçka një shenjti, një faltoreje ose se do t’u bëj një fli për të siguruar hirin e tyre, për të m’u plotësuar një lutje, një dëshirë etj. I ka taksur një kurban (një dash, para, dhjetë okë vaj ulliri, një but verë). Ia kishin taksur vakëfit (kishës, manastirit, xhamisë, teqesë).
✱Sin.: premtoj, zotohem, vendos.
►TÁKS/ET jovep., ~ (u), ~UR bised., pës., vet. v. III e TAKS. U taks për kallogre. Ishte taksur për kallogjer.
Shfaq përkufizimin e plotë →TAKSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Mjet motorik me shofer profesionist, me leje parkimi mbanë porteve, aeroporteve, terminaleve, rrugëve publike, që shërben për mbartjen e njerëzve dhe të b…
Shfaq përkufizimin e plotë →TAKSÍM,~II m., ek. Sistem i vendosjes së taksave në një vend. Taksim i barabartë. Taksimi i shtëpive. Reforma e taksimit të shoqërive (të kompanive) të mëdha. Taksim i dyfishtë. Ta…
Shfaq përkufizimin e plotë →TAKSÍM,~III m. sh. ~E, ~ET vjet. 1. Fat, short, radhë për të bërë diçka. I ra taksimi.2. Pjesë, pjesëtim, ndarje. E bëri taksim për të e ndau enkas për të; e ndau për t’ia dhënë at…
Shfaq përkufizimin e plotë →TAKSÍM,~IIII m. sh. ~E, ~ET muz. vjet. Improvizim instrumental solo në muzikën iraniane, turke si dhe në muzikat e asimiluara.
Shfaq përkufizimin e plotë →TAKSIS,~I m., mjek. 1. Rregullim, ndreqje, futje e kockës së dalë në vendin e vet (në zgavër).2. kirur. Shtypje, ngjeshje me dorë e tumorit të hernies për ta zvogëluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →TAKS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR ek., kal. Vë taksë, caktoj taksë për diçka. Taksoj çmimin e mallrave ushqimore. Takson biznesin. Taksoj sendet e luksit.✱Sin.: tatoj, tagroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →TAKSÓN,~I m. sh. ~E, ~ET biol. Njësi sistematike në një klasifikim organizmash të gjallë si: familja, lloji, nënlloji, gjinia etj. Llojet më të përhapura për çdo takson.✱Sin.: klas…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÁKSUR (i, e) mb. 1. Që është taksur për diku. Kurban i taksur. Dash i taksur për në teqe. Gjë e taksur, s’kthehet mbrapsht. (fj. u.).2. mb., vjet. Që i është premtuar dikujt. Vajz…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÁKS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT ek. Detyrim, zakonisht në para, që, sipas ligjeve të caktuara, shteti merr nga shtetasit, shoqëritë e biznesit dhe nga doganat; shumë parash e caktuar me l…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë