Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TAK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Has dikë rastësisht a papritur në udhë a diku tjetër. E takoi në treg (në aeroport).
2. kal. I jap dorën dikujt a e përshëndes kur e ndesh diku a kur më del përpara. Takoi kolegun.
3. kal. Pjek dikë që njoh dhe qëndroj për njëfarë kohe me të. Takoj motrën (vëllanë). E takova në zyrë.
4. kal. Shkoj te dikush a pres dikë për t’i dhënë, për t’i thënë a për t’i kërkuar diçka. Takuan avokatin. Takoi shefin (punëdhënësin, kryetarin, ministrin). Shkoi për të takuar deputetin.
5. kal. Prek diçka me ndonjë pjesë të trupit; prek diçka. Takoi tokën (dyshemenë, truallin, pistën, fundin e pusit). Rrotat e avionit takuan pistën e aeroportit. Takon fundin e liqenit (e lumit) prek fundin.
6. kal. Puq, bashkoj dy gjëra ose dy elemente. Takoj anët e mermerit (të pllakave, të parketit). Takuan duart.
7. jokal. vet. v. III Ndesh në diçka; prek a zë në të; has. I takoi rrota në trotuar. Është i gjatë sa i takon koka në tavan i prek koka në tavan. I takoi sharra (sqepari, sëpata ) në gozhdë. I takoi këmba në gur. Takoi në fund të pusit.
8. kal. Ndesh diçka në jetë, në punë etj., has diçka, më del përpara. Takuan ca vështirësi (ca pengesa).
9. vet. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dh.). Më bie, më përket, është imi; lidhet me mua, ka të bëjë me mua. Tagri i takon atij. I takon asaj e drejta ka ajo të drejtë. I takon në bazë të ligjit. I takon së shkuarës. I takon brezit të ri. U takon burrave (grave, të rinjve, pleqve). Ç’më takojnë mua? Sa i takojnë atij? Na takon të gjithëve. I takon me ligj. Kjo i takon atij (asaj) 1. i përket atij (asaj). 2. duhet ta bëjë ai (ajo). Radha më takon mua e kam radhën unë.
10. jokal., vet. v. III Ndodh, qëllon rastis. Takojnë të papritura. Takon ndonjëherë (rrallë, shpesh). Takon dhe kështu. Takon të thonë (të mendojnë, të kundërshtojnë, të dyshojnë).
11. jokal. Gjej a zbuloj diçka, më del diçka gjatë punës, gjatë studimit, gjatë kërkimit etj.; has, ndesh. Takoi në një mineral (në një thesar, në një shkrim të vjetër). Takoi në një nga telat e tensionit të lartë.
✱Sin.: ndesh, tok, mbudh, has, përshëndes, prek, puq, bashkoj, përpjek, pjek, shoh, ndodh, ngjan, qëllon, godit, rastis, gjej, zbuloj, rrok, kap, zë, prek, cek, çek, çik, përkon, qëllon, gjej, zbuloj.
TAKOGRÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Aparat elektronik që shërben për regjistrimin e shpejtësisë; takigraf.
Shfaq përkufizimin e plotë →TAKOGRAFÍ,~A f. 1. Mënyrë e të shkruarit me shenja të veçanta, që përdoret për të regjistruar me shpejtësi fjalët e kujtdo që flet; takeografi.2. mjek. Regjistrim i ritmeve ose i f…
Shfaq përkufizimin e plotë →►TAK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ndeshem a përshëndetem me dikë rastësisht a papritur në udhë a diku tjetër; gjendem në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend me dikë; has…
Shfaq përkufizimin e plotë →TAKOMÁTËS,~I m. sh. ~, ~IT Shpejtësimatës; njehsor shpejtësie.
Shfaq përkufizimin e plotë →TAKOMÉT/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT Shpejtësimatës; njehsor shpejtësie.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë