Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TAKÁT,~I m., bised. 1. Fuqi, forcë. Ka (nuk ka) takat. E la (iu pre) takati. I erdhi takati. Punonin sipas takatit. Fol sipas së drejtës, jo sipas takatit. Të riut i mungon dija, plakut takati (fuqia). (fj. u.). S’është me inat, po me takat. (fj. u.). I tha lopa kaut: di dhe unë të lëroj tokën, po nuk ma mban takati. (fj. u.).
2. Mundësi, fuqi a mjete për të bërë a për të përballuar diçka; gjendje ekonomike. E ndihmuan sipas takatit.
✱Sin.: fuqi, forcë, këllk, kërçik, mundësi.
♦ S’ia kam takatin (diçkaje) vjet. nuk e bëj dot, s’kam fuqi sa duhet për diçka; s’kam as kohë, as mundësi për të bërë diçka; s’i bëj dot ballë; s’ma mbajnë shpatullat (diçka); s’ia kam ngenë.
TÁK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Thembër këpuce, pjesa që është më e ngritur se pjesa tjetër e shuallit. Takat e këpucëve (e sandaleve). Taka të ngrëna anash. Zhurma e takave. Taka të larta (të ulëta). I ranë takat. U vuri këpucëve taka të reja.
2. Thumb i trashë prej druri a prej meshini në këpucët e futbollit. U vuri taka këpucëve. Përpoqi (përplasi) takat.
3. sport. Ndërhyrje e gabuar ose goditje me thembrën a me thumbat e këpucëve në lojën e futbollit. Ndërhyrje e rëndë me takë. E goditi me takë.
4. Pykëz për të vënë në nivel orenditë (mobiliet) e shtëpisë që nuk rrinë drejt. I vuri taka makinës larëse (frigoriferit, dollapit).
✱Sin.: thembër, pykëz, kunj, spicë, ashkël.
TAKÁTSH/ËM (i), ~ME (e) mb., bised. Që mundet të bëjë diçka që kërkon forcë, që ka takat (fuqi); i fuqishëm; kund. i pafuqi, i pafuqishëm, i patakat, i patakatshëm. Kalë i takatshë…
Shfaq përkufizimin e plotë →TAKALÁQ/E,~JA f. sh. ~A, ~AT Zile që i varet viçit. Bleu një takalaqe. I vari takalaqen viçit.
Shfaq përkufizimin e plotë →TAKAMÍS vep., ~A, ~UR bised., kal. Pajis mjedisin ku jetoj a punoj me orendi; mobiloj. Takamis odën (dhomën e pritjes, dhomën e gjumit, kuzhinën, zyrën). I duhet edhe një tryezë me…
Shfaq përkufizimin e plotë →►TAKAMÍS/ET jovep., ~ (u), ~UR bised., vet. v. III 1. vetv. Pajiset, mobilohet. Nuk takamiset lehtë shtëpia.2. pës. e TAKAMÍS.
Shfaq përkufizimin e plotë →TAKAMÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Pajisje e një mjedisi me orendi; mobilim. Takamisja e shtëpisë (e zyrës).
Shfaq përkufizimin e plotë →TAKAMÍSUR (i, e) mb. Që është i pajisur me orendi, i mobiluar; kund. i patakamisur, i pamobiluar. Shtëpi e takamisur bukur.
Shfaq përkufizimin e plotë →TAKARRÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Zile bagëtish të imta; cingare, troke. Takarrake dhish.✱Sin.: cingare, troke, takaçe.
Shfaq përkufizimin e plotë →TAKÁÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Zile e vogël; lingë, cingare. Takaçe tunxhi. I vari ftujakut takaçe.✱Sin.: lingë, cingare, zile.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë