Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TAJÍM,~III m. sh. ~E, ~ET Planifikim, llogaritje. Tajimi i shpenzimeve.
TAJÍTI vep., ~A, ~UR kal. Ushqej me gji një foshnjë që nuk është imja, e mënd. Ajo tajit djalin (vajzën) e fqinjës.
Shfaq përkufizimin e plotë →TAJÍTII vep., ~A, ~UR kal. Shpërmend dikë; i prish mendjen, e hutoj. Akrobati tajiti të gjithë shikuesit.✱Sin.: ushqej, mënd, mëkoj, bukoj, koj, shpërmend, hutoj, habis, shastis, t…
Shfaq përkufizimin e plotë →TAJÍTIII vep., ~I, ~UR jokal., vet. v. III Lëshon lagështi, bulon, pikon a rrjedh diçka. Tajit muri (shtamba, fuçia, kazani, tundësi).✱Sin.: qan, kullon, rrjedh, bulon, lagëson, uj…
Shfaq përkufizimin e plotë →►TAJÍT/EIII jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Lagështohet. Qenkan tajitur muret.2. pës. e TAJÍT.✱
Shfaq përkufizimin e plotë →TAJÍTJ/E,~AI f. Të ushqyerit e një fëmije me gji nga një nënë që nuk është e tij. Tajitja e djalit (e çupës).✱Sin.: ushqyerje, të ushqyer, mëndje, mëkim.
Shfaq përkufizimin e plotë →TAJÍTJ/E,~AII f. Hutim, shastisje. Tajitja e aktorit të ri para publikut.✱Sin.: shpërmendje, hutim, habitje, shastisje, trullosje.
Shfaq përkufizimin e plotë →TAJÍTJ/E,~AIII f. Rrjedhje, pikim. Tajitja e kazanit (e kovës).
Shfaq përkufizimin e plotë →TAJÍTUR (i, e)I mb. Që është ushqyer me gjirin e një nëne tjetër. Fëmijë i tajitur mirë.✱Sin.: i ushqyer, i mëndur, i mëkuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →TAJÍTUR (i, e)II mb. Që ka tajiturII, që i është prishur mendja. Njeri i tajitur.✱Sin.: i shpërmendur, i hutuar, i shastisur, i çakërdisur.
Shfaq përkufizimin e plotë →TAJÍTUR,~IT (të)I as. Rrjedhje, pikim (i një lëngu). Të tajiturit e kovës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë