Fjalori
TAJË

TÁJ/Ë,~AI f. nj. Ujësirë, llucë, batak, moçal. I mbeti kalitajë.

TAJË

TÁJ/Ë,~AII f. nj. Kujë; klithmë e fortë, ulërimë. Ia nisi tajës, zuri (vuri) tajën.

TAJË

TÁJ/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT Nënëushqen me gji një foshnjë jo të vetin; nënë gjiri (qumështi, tambli), mëndeshë. E ka tajë. E vuri foshnjëntajë i gjeti foshnjës një nënë për t’i dhënë gji.
Sin.: llallë, dado, nanshore, mëndeshë.

TAJË

TÁJ/Ë,~AIV f. sh. ~A, ~AT spec. 1. Vidhë, burmë. Liroj (shtrëngoj) tajën.
2. Rubinet, tapë e një fuçie (vere). Vërja (mbyllja) tajën fuçisë.
3. vjet. Torno. Punontetojë.

TAJË

TÁJ/Ë,~AV f. sh. ~A, ~AT 1. E shtyrë që i jepet dikujt. I dha një tajë dhe e rrëzoi.
2. Fuqi. Taja e Zotit fuqia e Zotit.

TAJË

TÁJ/Ë,~AVI f. sh. ~A, ~AT bot. 1. Loze kungulli.
2. Degëz e njomë më e madhe se bisku; lastar. Breshëri i madh theu tajat e hardhive.

TAJË

TÁJ/Ë,~AVII f. sh. ~A, ~AT Çark. Ra në tajë.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.