Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TAHMÍNI m., palak., bised., vjet. 1. Hamendje (përdorime në trajtën e pashquar).
2. Mendje (përdorime në trajtën e shquar). Vepron si t’ia presë tahmini. S’ia pret tahmini fare. Të bën atë që s’ta pret tahmini (kërcenim). Po të ndjekin tahminin e tij, s’kanë gjë në vijë. Me tahmin kuturu, me hamendje.
TAHMÍNE ndajf., bised., vjet. Me afërsi, rreth, pak a shumë. Ecën tahmine rreth 10 km në këmbë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TAHMIN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., vjet., kal. Llogaris me hamendje. Tahminoi shpenzimet e ushqimit në fillim të muajit. Tahminoi harxhet e dasmës.
Shfaq përkufizimin e plotë →TAHMINQÁR,~E mb., bised. Që vepron me tahmin; që ia pret mendja. Plak tahminqar. Çupë tahminqare.✱Sin.: mendjemprehtë, veshtak, i zgjuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →TAHMÍNÇE ndajf., bised., vjet. Me tahmin, me hamendje. E gjeti hahminçe.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë