Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TAGJÍ,~A f. 1. Tërshërë, elb, thekër, misër, urov etj., zakonisht kokrra të thara drithi, që u jepet si ushqim kafshëve të punës dhe bagëtive. U jep (u shtie, u hedh) qeve tagji mbrëmje e mëngjes. Trasta e tagjisë. Korita e tagjisë. U dha tagji kafshëve. Tagjia e kalit. Kali i mirë e shton (vetë) tagjinë. (fj. u.) kush di të punojë e të sillet si duhet, i sjell vetes të mira. Kali ha tagjinë, gomari mbart bucelat. (fj. u.) thuhet kur dikush rri, ndërsa dikush tjetër stërlodhet së punuari. Kaut të mirë i duhet shtuar tagjia. (fj. u.) kush punon shumë, duhet shpërblyer mirë.
2. vet. sh. ~RA, ~RAT Llojet e ndryshme të drithërave e të disa bimëve të tjera, që përdoren si ushqim për kafshët e punës, për bagëtinë e trashë etj. Mbjellja (plehërimi, ujitja, korrja) e tagjirave.
♦ Ku di *dhia ç’është tagjia! mospërf. E hëngri tagjinë mospërf. 1. Vdiq; mbaroi; e hëngri livadhin (çairin). 2. Mbaroi, u shkatërrua, mori fund me gjithçka; e hëngri çairin (livadhin). E la (e preu) tagjinë (dikush) tall. E preu ushqimin, është në prag të vdekjes; i ka ditët të numëruara.
TAGJÍT (TAGJÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. I jap tagji një kafshe; e ushqej me tagji. Tagjit kalin (qetë, mushkën). Tagjit dashin se do ta bëjë pastërma.2. fig., bised., shak. Ushqej mi…
Shfaq përkufizimin e plotë →►TAGJÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Ha tagji; ushqehet me tagji (një kafshë). U tagjitën mirë me tërshërë kuajt (qetë).2. fig. bised., shak., vetv. Ushqehem mirë, …
Shfaq përkufizimin e plotë →TAGJÍTJ/E,~A f. Ushqyerje me tagji, të ushqyerit me tagji, ngrënie tagji, të ngrënët tagji (thuhet për një kafshë). Tagjitja e kuajve.
Shfaq përkufizimin e plotë →TAGJÍTUR (i, e) mb. 1. Që është tagjitur, që ka ngrënë tagji. Dem (hamshor) i tagjitur mirë.2. fig., bised., shak. I ushqyer mirë. Djalë i tagjitur mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë