Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TABLÓ,~JA f. sh. ~, ~TË art. 1. Pikturë artistike, zakonisht me ngjyra, që varet në mur ose që ekspozohet; pikturë. Tablo e bukur (e vjetër). Tablo abstrakte. Var tablonë në mur. Heq tablonë nga muri. Ekspozitë me tablo të piktorëve shqiptarë.
2. Pamje që na shpaloset para syve, natyrë. Tablo e bukur. Para nesh shpalosej një tablo madhështore e malit të Tomorrit.
3. libr. Përshkrim a paraqitje e diçkaje me zë ose me shkrim. Tablo e vërtetë. Tablo e zezë (e mjerueshme). Tablo realiste. Tabloja e jetës. Tablo pune. Krijon një tablo të gjallë (të plotë). Paraqitin dy tablo të ndryshme. Tablo klinike (mjek.) tërësi e simptomave që paraqet një i sëmurë ose tipike për një sëmundje.
4. let. art. Pjesë e një vepre dramatike ose nënndarje e një akti, në të cilin ndërron dekori a pamja; pjesë muzikore, artistike etj. e mëvetësishme, që trajton një subjekt nga jeta. Tabloja e parë. Tablo muzikore (koreografike). Dramë me tri akte e me katër tablo.
✱Sin.: pikturë, pamje, pjesë.
TABLOÍD,~I m. sh. ~E, ~ET shtyp., angl. Gazetë me format të vogël, me shumë figura dhe me reportazhe të vogla e të thjeshta, shpesh me karakter popullor e me tirazh të madh.
Shfaq përkufizimin e plotë →►TABLOIDIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR shtyp., vet. v. III 1. vetv. Merr trajtën e një tabloidi. Kjo gazetë po tabloidizohet. Disa medie kanë prirje të tabloidizohen.2. pës. e TABLO…
Shfaq përkufizimin e plotë →TABLOIDIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR shtyp., kal. I jap karakter tabloidi (një gazete). Tabloidizoj një gazetë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TABLOIDIZÚAR (i, e) mb. Që është tabloidizuar. Medie, gazetë e tabloidizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →TABLONÉT,~I m. Lojë me katër letra të hapura në tryezë, e cila luhet nga dy ose nga katër lojtarë, gjatë së cilës ai që ka radhën merr një ose disa nga letrat e shtruara, shuma e t…
Shfaq përkufizimin e plotë →TABLÉT,~I m. sh. ~E, ~ET dhe ~A, ~AT kompj. Kompjuter dore, me përmasa më të mëdha se një celular, i cili ka ekran me prekje për të hyrë në aplikacione të ndryshme të internetit os…
Shfaq përkufizimin e plotë →TABLÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT farm. Hape, kokërr. Tableta për gjumë. Tri tableta në ditë. Pi një tabletë. Tabletë për ta pirë para (pas) buke. Tabletë që merret pas ushqimit.✱Sin.: ba…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë