Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TABIÁT,~I m. sh. ~E, ~ET vjet., bised. 1. Doke, zakon. Tabiat i fisëm. Tabiatet e mira zbukurojë njeriun. E ka bërë tabiat e ka bërë zakon. Fshat e zanat, derë e tabiat. (fj. u.) njerëz të vendeve a të familjeve të ndryshme kanë zakone të ndryshme.
2. Ves, huq. Tabiat i keq.
✱Sin.: zakon, natyrë, veti, ves, huq.
TABIATLÍ,~E mb., vjet., bised. Që ka huqe, zakone. Plak tabiatli. Plakë tabiatlie.
Shfaq përkufizimin e plotë →TABIATLÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË vjet., bised. Ai që ka zakone të mira a huqe. Gjyshin e ka tabiatli të madh.
Shfaq përkufizimin e plotë →TABIATLÍ/E,~A f. sh. ~E, ~ET vjet., bised. Ajo që ka norma, rregulla, zakone të mira. Gjyshen e ka pasur tabiatlie të madhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →TABIÁTSH/ËM (i), ~ME (e) mb., vjet., bised. Që është rritur me zakone të mira; i fisëm. Çupë e tabiatshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë