Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TËRTHORÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Rënie tërthor. Tërthorimi i qytetit.
2. Përhapje (e degëve të një peme). Tërthorimi i hardhisë.
3. Shtriqje, shtrirje (gjymtyrësh). Tërthorimi i krahëve (i këmbëve).
4. Dredhim, bishtnim, shkelje (premtimi). Tërthorimi i fjalës nuk nderon askënd. Fol pa tërthorime!
✱Sin.: përhapje, shtrirje, shtriqje, dredhim, bishtnim, shkelje.
TËRTH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. dhe jokal. 1. Marr majtas ose djathtas, marr kthesën, ndërroj udhë. Shkoi deri te përroi dhe tërthoi. Tërthoi majtas. Tërthoi nga e djathta. Tërthoi …
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRTHÓR ndajf. 1. Jo pingul a horizontalisht; në vijën që bashkon dy skaje a dy kënde të kundërta, pjerrtas, kërthazi. E preu tërthor letrën. E vuri tërthor shkopin.2. Anës e anës,…
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRTHÓR,~E mb. I pjerrët; që lidh dy skaje a dy kënde të kundërta, jo pingul a horizontal, i tërthortë. Vijë tërthore. Drejtim tërthor. Prerje tërthore. Rrugë tërthore.✱Sin.: i pje…
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRTHORÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. gjeom., vjet. Diametër i rrethit. Hoqi tërthorakun.2. ndërt. Gur i gjatë, që vihet për së gjeri nën qemerin e derës.
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRTHORÁN,~E mb. 1. Që është hileqar, që nuk i bie drejt, dredharak, bishtnues. Burrë tërthoran. Grua tërthorane.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Dëboje atë tërthorani…
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRTHÓRAS ndajf. Tërthor, kithi. I ra tërthoras.
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRTHÓRAZI ndajf. Në mënyrë të tërthortë, tërthoras, tërthor, jo drejtpërdrejt, kithi, tërthor. Ia tha tërthorazi. E mori vesh tërthorazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRTHÓRC/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Furkëz që mban njërën barrë të kafshës (kalit, mushkës, gomarit) gjatë ngarkimit; furkaçe, bigaçe.
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRTHÓRC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dru, shkop, shirit që vihet tërthor; tërthorëse, kryqësore. Tërthorca e qerres.2. Romuz, fjalë me thumb, aluzion. Na e hodhi një tërthorcë.3. Masë g…
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRTHÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Anë a vijë e jashtme e një zone të banuar; rreth, perimetër i një zone të banuar. Hynë në tërthoren e qytetit.2. Rrugë, që shkon me dredha nëpër një…
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRTHÓRI ndajf. Tërthor. E preu tërthori. I ra tërthori (rrugës). Ia tha tërthori.
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRTHOR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Tërthorzoj, i bie tërthor. Tërthoroi qytetin. Lumi tërthoron pyllin.2. Shtrij, përhap (degët një pemë). Pemët që tërthorojnë degët, duhen krasit…
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRTHÓRTAS ndajf. Tërthoras.
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRTHÓRTË (i, e) mb. 1. I pjerrët; që lidh dy skaje a dy kënde të kundërta, jo i pingultë a horizontal, tërthor, i kithët. Vijë e tërthortë. Drejtim i tërthortë. Prerje e tërthortë…
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRTHORÚAR (i, e) mb. 1. Që është tërthoruar; që ka mendime të ngatërruara, që nuk ështl i qartësuar, jo i kthjelluar. Ftilloje pak se është i tërthoruar.2. Që është i ngathët, dua…
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRTHORZÍM,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Rënie kryq e tërthor një vendi, tërthorim1; prerje tërthor.2. Përshkim, kapërcim, kalim. Tërthorzim i lumit kalim në anën tjetër të lumit, kapërcim…
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRTHORZ/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përshkoj kryq e tërthor një vend, i bie tërthor; tërthoroj1. Tërthorzuan fushën (luginën). Tërthorzoi lumin.2. Kapërcej, kaloj matanë. Tërthor…
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRTHÓRÇE mb., muz. 1. Që ka përmbajtje epike; majëkrahu, gjake, trimërie. Këngë (melodi) tërthorçe.2. si ndajf. Në mënyrë epike. Malësorët këndonin tërthorçe.
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRTHÓRÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET muz. Këngë epike. Tërthorçe e kënduar me lahutë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRTHÓRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET hek. Tra i trashë rreth dy metra i gjatë, i përpunuar dhe i lyer me një lëndë të veçantë, që shtrohet paralel me të tjerë e shërben për të vendosur m…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë