Fjalori


Rezultate të ngjashme

TËRTH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. dhe jokal. 1. Marr majtas ose djathtas, marr kthesën, ndërroj udhë. Shkoi deri te përroi dhe tërthoi. Tërthoi majtas. Tërthoi nga e djathta. Tërthoi …

Shfaq përkufizimin e plotë →

TËRTHÓR ndajf. 1. Jo pingul a horizontalisht; në vijën që bashkon dy skaje a dy kënde të kundërta, pjerrtas, kërthazi. E preu tërthor letrën. E vuri tërthor shkopin.2. Anës e anës,…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TËRTHÓR,~E mb. I pjerrët; që lidh dy skaje a dy kënde të kundërta, jo pingul a horizontal, i tërthortë. Vijë tërthore. Drejtim tërthor. Prerje tërthore. Rrugë tërthore.Sin.: i pje…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TËRTHORÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. gjeom., vjet. Diametër i rrethit. Hoqi tërthorakun.2. ndërt. Gur i gjatë, që vihet për së gjeri nën qemerin e derës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TËRTHORÁN,~E mb. 1. Që është hileqar, që nuk i bie drejt, dredharak, bishtnues. Burrë tërthoran. Grua tërthorane.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Dëboje atë tërthorani…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TËRTHÓRAS ndajf. Tërthor, kithi. I ra tërthoras.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TËRTHÓRC/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Furkëz që mban njërën barrë të kafshës (kalit, mushkës, gomarit) gjatë ngarkimit; furkaçe, bigaçe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TËRTHÓRC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dru, shkop, shirit që vihet tërthor; tërthorëse, kryqësore. Tërthorca e qerres.2. Romuz, fjalë me thumb, aluzion. Na e hodhi një tërthorcë.3. Masë g…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TËRTHÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Anë a vijë e jashtme e një zone të banuar; rreth, perimetër i një zone të banuar. Hynë në tërthoren e qytetit.2. Rrugë, që shkon me dredha nëpër një…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TËRTHÓRI ndajf. Tërthor. E preu tërthori. I ra tërthori (rrugës). Ia tha tërthori.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.