Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TËRR onom. Përdoret për të dhënë një zhurmë dridhëse. Telefoni bëri tërr.
♦ Nuk ia bën syri tërr (dikujt). 1. Nuk ka frikë fare, nuk trembet nga askush e nga asgjë, është guximtar i madh, s’i tutet askujt e s’pyet për asgjë; nuk ia bën syri bef; s’ia bën veshi tërr; nuk i vetëtin syri; nuk i dridhet (nuk i lëviz, nuk i luan) syri; nuk i dridhet qerpiku. 2. Është i siguruar me gjithçka, nuk shqetësohet për asgjë, ka çdo gjë që i duhet. S’ia bën veshi tërr (dikujt) shih nuk ia bën syri tërr (dikujt).
TÉRR,~I m. 1. Errësirë. Terri i natës. Na u dogj llamba, mbetëm në terr. Iku (u zhduk) nëpër terr. Erdhi nëpër terr erdhi nëpër errësirë, erdhi vonë, erdhi natën.
2. fig. Padije. Jetonin në terr. Mbetën në terr. Doli nga terri doli në dritë. Terr informativ mosinformim i publikut për ato që ndodhin.
✱Sin.: errësirë, padije.
♦ E la në terr (dikë a diçka) shih e la në errësirë (dikë a diçka).
TËRRC onom. Përdoret për të treguar zhurmën që del kur shtypet një gjallesë e vogël.
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRRFÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Turfullim, turfullimë, tërrfatje. Tërrfama e kalit.2. keq. Gërhitje, gërhamë. Nuk fjeti dot nga tërrfamat e shokut.
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRRFÁN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Guzhmë. Tërrfana e parmendës.
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRRFÁT vep., ~A, ~UR jokal. 1. vet. v. III Shfryn hundët (kali, dhia, cjapi etj.); turfullon, shkrofëtin, sfytyrin. Kali tërrfati me të ndierë të zotin.2. fig., bised., tall. Shpr…
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRRFÁTAZ ndajf. Duke tërrfatur, duke u tërrfatur, duke shkrofëtirë, duke turfulluar. Shkon tërrfataz (kali).
Shfaq përkufizimin e plotë →►TËRRFÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. vet. v. III Shfryn hundët (kali, dhia, cjapi etj.); turfullon, shkrofëtin, sfytyrin. Kali, pasi u tërrfat, hingëlliu.2. fig., bised., tall.…
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRRFÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Turfullimë, shkrofëtimë, sfytyrinë. Tërrfatja e kuajve.
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRRKÁT vep., ~I, ~UR muz., jokal., vet. v. III Tingëllon ndryshe nga toni i duhur, nuk përputhet me tonin që kërkohet (për veglat muzikore); stonon. Tërrkati pianoja.✱Sin.: stonon…
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRRNÁÇ,~I m. sh. ~E, ~ET Shkallë të ndryshme të një zhvillimi; fazë. Tërrnaçet e hënës.
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRRÇÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Zhakë a lëkurë në trajtë thesi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë