Fjalori
TËRMEGËM

TËRMÉG/ËM (i), ~ME (e) mb. I hallakatur, i hutuar, i tërmegët, i tërmegur. Ikte si i tërmegëm.

TËRMEGEM

TËRMÉG/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Shpërndahet, hallakatet. U tremb dhe u tërmeg kopeja.
2. vetv. Trullosem. Ishte tërmegur nga rakia (nga vera).
3 vetv. Tërbohem nga inati, tërhuzem. U tërmeg sa e mori vesh.
4. pës. e TËRMÉG.
Sin.: shpërndahet, hallakatet, trullosem, shushatem, tërbohem, tërhuzem.


Rezultate të ngjashme

TËRMÉG vep., ~A (u), ~UR kal. 1. Ngacmoj, nguc për të thyer heshtjen; nxis dikë të flasë. Tërmeg mikun, shokun.2. Shpërndaj, hallakat, përhap. Tërmegu kopenë në lëndinë. Era tërmeg…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TËRMÉGAS ndajf. Si hutaq, si i hutuar, kuturu. Ecte rrugës tërmegas.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►TËRMÉG/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Shpërndahet, hallakatet. U tremb dhe u tërmeg kopeja.2. vetv. Trullosem. Ishte tërmegur nga rakia (nga vera).3 vetv. Tërbohem n…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TËRMÉGI/E,~AI f. sh. ~E, ~ET Nxitje e dikujt për të thyer heshtjen. Tërmegia e mikut. Tërmegia e nxënësve në klasë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TËRMÉGI/E,~AII f. sh. ~E, ~ET Shpërndarje, hapërdarje, hallakatje. Tërmegia e dhenve në lëndinë. Tërmegia e reve në qiell.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TËRMÉGSHËM ndajf. Mërishëm, me zemërim të madh, me tërbim, me furi, në mënyrë të tmerrshme. Luftoi tërmegshëm. Era frynte tërmegshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TËRMÉGUR (i, e) mb. Që është tërmegur, i tërmegët, i hallakatur, i shpërndarë. Ecte si i tërmegur. Me mendje të tërmegur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TËRMÉG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Marramendje, marramenth, kalamendje. Ka tërmegë ka marramenth, i merren mendtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TËRMÉGËT (i, e) mb. 1. I tërbuar (për dikë), i tërhuzët, i tërhuzur, i tërmegur. Njeri i tërmegët. Kalë i tërmekët.2. I trullosur, i hutuar. Ecte si i tërmegët.Sin.: i tërbuar, i…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.