Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►TËRHÁP/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Hapem shumë, zgjerohem jashtë masës a jashtë kërkesave, përhapem tepër. Është tërhapur në shumë punë. Kush tërhapet shumë, s’mbaron dot punë. (fj. u.).
2. fig. Bëj që diçka të përhapet shumë, të bëhet e ditur edhe për të tjerët a për të gjithë. U tërhap fjala te të gjithë.
►TËRHÁP/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Hapem shumë, zgjerohem jashtë masës a jashtë kërkesave, përhapem tepër. Është tërhapur në shumë punë. Kush tërhapet shumë, s’mbaron dot punë…
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRHÁPJ/E,~A f. Zgjerim jashtë masës a jashtë kërkesave; shtrirje më shumë se sa e mendon. Tërhapje në shumë punë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRHÁPUR (i, e) mb. I shtrirë shumë, i përhapur shumë, jashtë mase. Njeri i tërhapur në shumë punë. Lajm i tërhapur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë