Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TËRËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. libr. Grup sendesh a dukurish të një lloji, që lidhen ngushtë ndërmjet tyre dhe merren së bashku si një e tërë e pandarë ose si një njësi e vetme. Tërësia e sendeve (e dukurive, e orendive). Tërësia e ngjarjeve. Tërësia e arritjeve. Tërësia e problemeve. I parë (i kundruar) në tërësinë e vet. Tërësia e fjalëve në një fjalor. Në tërësi në përgjithësi, përgjithësisht, në vija të trasha.
2. Të qenët një e tërë, një e vetme, të qenët një e pandarë dhe e paprekshme; vetia e asaj që përbën një të tërë të vetme; integritet. Tërësia tokësore. Tërësia e kulturës. Ruajtja e tërësisë tokësore (territoriale, detare).
✱Sin.: bashkësi, bashkari, bashkëri, plotësi, gjithësi.
TËRËSÍSHT ndajf. 1. Në mënyrë të plotë a tërësore, duke e marrë të gjithë, plotësisht, krejt, krejtësisht; pa asnjë përjashtim. Tërësisht dhe pjesërisht. Zhvillohet tërësisht. E tr…
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRËSÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Tërësor, i plotë; rrënjësor; kund. i pjesshëm. Zbatim i tërësishëm i marrëveshjes. Rikonstruksion i tërësishëm. Pastrim i tërësishëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë