Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TË́RË pacak. 1. Që është në tërësinë e tij, pa i hequr a pa i përjashtuar asnjë pjesë, pa lënë jashtë asgjë, i gjithë, i plotë, krejt, jo i pjesshëm. Tërë bota (vendi, krahina, fshati, lagjja). Tërë shkolla. Tërë njerëzit (populli, shokët, nxënësit). Tërë ditën (natën, javën, muajin, vitin). Tërë kohën. Tërë jetën. Tërë atë ditë (atë natë, atë kohë). I thirri tërë miqtë. E kam me tërë mend. E hëngri tërë bukën (gjellën). E piu tërë gotën (qumështin, ujin). E shtyu me tërë fuqinë.
2. Përdoret pranë një përemri dëftor për të treguar shkallën më të lartë të një tipari; gjithë. Tërë ajo punë. Tërë ai gëzim. Tërë ato sakrifica. Tërë ato të mira.
3. si ndajf. Përdoret në trajtën e pashquar të një emri në kuptimin «krejt, plot; gjithë». Erdhi tërë gëzim (tërë qejf). Ishte tërë inat. Vendi ishte tërë bar (lule). Mishi ishte tërë dhjamë. E kishte fytyrën tërë preka. Ishte bërë tërë gjak (llucë, djersë). Pantallona (fustan) tërë baltë.
4. si pj. Krejt, njësoj si dikush tjetër nga vetitë fizike a morale; gjallë, gjithë. Ishte tërë i ati (i vëllai). Ishte tërë e ëma (e motra).
♦ E kam me tërë (me gjithë) *mend. Tërë (gjithë) *hundë (hundë e buzë) (dikush). * Me tërë forcën (me *forcë). Me tërë (me plot) kuptimin e *fjalës. Tërë (gjithë) *sy e veshë.
TË́RË (i, e) mb. 1. Që merret i plotë e i pandarë, që përbën një tërësi të pandarë, jo i pjesshëm; që është në tërësinë e tij, pa i hequr a pa i përjashtuar asnjë pjesë, pa lënë jashtë asnjë; i gjithë. Numër i tërë. Njësi e tërë. Shumë e tërë. Bota e tërë. Fshati i tërë. E tërë toka (krahina, ara, fusha). Një ditë (një javë, një muaj) të tërë. Me vite të tëra me vite e vite. Erdhën të tërë të gjithë. Të tërë janë gati
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. U prish i tërë. U ngrit i tëri në këmbë. Populli votoi i tëri. U përqendrua e tëra. Shfrytëzohet e tëra.
♦ Më ndan një *det (i tërë) (nga dikush). Më ndan një *mal (i tërë) (nga dikush).
TË́R/Ë,~A (e) f. 1. filoz. Kategori filozofike që pranon bashkësinë e sendeve e të dukurive, të cilat janë në lidhje të ngushtë e të qëndrueshme ose që pranon njësinë e dukurive gjatë zhvillimit nga një shkallë në tjetrën. Pjesa dhe e tëra. Nga e pjesshmja tek e tëra. Lidhja midis së tërës dhe pjesëve.
2. Diçka e plotë, bashkësi e ndashme, tërësi. E hoqi (e shkëputi, e ndau) nga e tëra. E ndau të tërën në disa pjesë të barabarta. Një e tërë ka dy gjysma. Prej së tërës. O të tërën, o asgjë.
TÉR/Ë,~A f. 1. Tokë e thatë dhe e palëvizshme e bregut (në kundërvënie me ujin); toka (fushat, pyjet, malet) në përqasje me ujin e detit; stere, terik; kund. lagë. Një e treta është terë, dy të tretat det. Luftoi në det dhe në terë. Në det, në terë e në ajër kudo.
2. Anë e thatë e një cope tjegulle a e një rrase prej guri në lojën lagaterë; kund. lagë. Tera e petës së gurit.
✱Sin.: tokë, stere, terik, kontinent.
TË́RË-TË́RË ndajf. Gjithë-gjithë, shumë-shumë, gjithsej. Tërë- tërë kishin ardhur dhjetë burra.
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRËDÍTUR (i, e) mb. Që ka njohuri enciklopedike, i gjithëditur, i gjithanshëm. Njeri i tërëditur.
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRËFUQÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka fuqi të pakufizuara, që ka fuqi absolute; i plotfuqishëm. Zoti është i tërëfuqishëm. Mbret (perandor) i tërëfuqishëm.2. si em. m. e f. Sipas…
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRËSÉJ ndajf., bised. Fund e krye, krejt, gjithë; gjithsej. Na e tregoi tërësej bisedën. Bëjnë tërësej njëqind lekë. Lajmi i kobshëm i hidhëroi tërësej miqtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRËSHENJTËRÍ,~A f., fet. Kleriku më i lartë i Kishës Ortodokse. Tërëshenjtëria e Tij. Papa u takua me Tërëshenjtërinë e Tij.
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. libr. Grup sendesh a dukurish të një lloji, që lidhen ngushtë ndërmjet tyre dhe merren së bashku si një e tërë e pandarë ose si një njësi e vetme. Tërësi…
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRËSÍSHT ndajf. 1. Në mënyrë të plotë a tërësore, duke e marrë të gjithë, plotësisht, krejt, krejtësisht; pa asnjë përjashtim. Tërësisht dhe pjesërisht. Zhvillohet tërësisht. E tr…
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRËSÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Tërësor, i plotë; rrënjësor; kund. i pjesshëm. Zbatim i tërësishëm i marrëveshjes. Rikonstruksion i tërësishëm. Pastrim i tërësishëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRËSÓR,~E mb. Që përfshin të gjitha anët a pjesët e diçkaje, që përfshin të gjithë a gjithçka; që është si një njësi, i plotë; i gjithanshëm, i përgjithshëm, i tërësishëm. Zhvilli…
Shfaq përkufizimin e plotë →TËRËVJETÓR,~E mb. I gjatë gjithë vitit; prej fillimit e deri në fund të vitit. Bimë me gjelbërim tërëvjetor.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë