Fjalori
TËHUAJ

TËHÚAJ vep., ~TA, ~TÚR kal. Largoj dikë nga vetja duke u sjellë ftohtë me të, e mbaj larg një të afërm, nuk e afroj, e bëj si të huaj, e ftoh. E tëhuajtivëllanë. E tëhuajtën nga prindërit (nga shoqëria). E tëhuaj nga shokët.
Sin.: largoj, shmang, ftoh, mënjanoj.


Rezultate të ngjashme

TËHÚAJTJ/E,~A f. Largim prej dikujt që e ke pasur të afërm a shok, ftohje marrëdhëniesh me dikë. Ç’është more kjo tëhuatje mes tyre?Sin.: largim, ftohje, mënjanim, shmangie.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TËHÚAJTUR (i, e) mb. Që është larguar nga dikush i njohur, që është bërë si i huaj, i ftohur. Njeri i tëhuajtur.Sin.: i larguar, i ftohur, i tëhuajsuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►TËHUAJËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Tëhuhem. Janë tëhuajësuar kohët e fundit. U tëhuajësua nga shoqëria

Shfaq përkufizimin e plotë →

TËHUAJËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Tëhuaj. E tëhuajësoi nga i vëllai. E tëhuajësoi të motrën.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TËHUAJËSÚAR (i, e) mb. I tëhuajtur. Njerëz të tëhuajësuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.