Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SYPAFJÉTUR mb. Që rri në gatishmëri të plotë për të vepruar në rast rreziku, për të zbuluar veprime të dëmshme e armiqësore etj.; që vigjilon, që tregon vigjilencë të madhe. Rojë sypafjetur. U punësua aty se ishte sypafjetur.
SYPAFJÉTUR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që rri në gatishmëri të plotë për të vepruar në rast rreziku, për të zbuluar veprime të dëmshme e armiqësore etj.; ai që vigjilon, ai që tregon vigjilencë të madhe. Sypafjeturi ra në gjurmët e tyre. Për merita të veçanta nderuan sypafjeturin hero.
SYPAFJÉTUR,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që rri në gatishmëri të plotë për të vepruar në rast rreziku, për të zbuluar veprime të dëmshme e armiqësore etj.; ajo që vigjilon, ajo që tregon vigjilencë të madhe. Sypafjetura e grupit zbuloi ngjarjen. Vigjilenca e sypafjeturës na shpëtoi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë