Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SYMBÝLLAS ndajf. 1. Me sy të mbyllur ose të lidhur. E ndiqte symbyllas. Doli symbyllas.
2. fig. Pa pasur nevojë ta shoh me sy atë që bëj; me shkathtësi të madhe, duke e ditur mirë ose duke e pasur shprehi. E bën symbyllas. U përgjigj symbyllas.
3. fig. Pa shikuar dhe pa vënë re çfarë bëhet rreth vetes, pa i vlerësuar dhe i peshuar kushtet e rrethanat, verbërisht; kuturu. I besoi symbyllas. Veproi symbyllas.
SYMBÝLLAZI m. kryes. nj. Lojë në të cilën njëri mbyll sytë dhe duhet të gjejë të tjerët që janë fshehur. Luajtën symbyllazi. Symbyllazi ishte loja e preferuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →SYMBÝLLAZI ndajf. Symbyllas. E dalloi symbyllazi.✱Sin.: symbyllthi, kukafshehtas.
Shfaq përkufizimin e plotë →SYMBÝLLTHI ndajf. Symbyllas. U hodh symbyllthi. Sfidën e pranoi symbyllthi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë