Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SUVÁL/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT Valë e furishme, dallgë e madhe. Si deti me suvalë. Varka u përmbys nga një suvalë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SUVÁ,~JA f. Shtresa prej llaçi që i vihet përsipër murit dhe tavanit. Suva e njomë. Kishin vënë suva të trashë. Përgatiti llaç për suva. I hodhi suvanë. Duhet të lëmonin suvanë. U …
Shfaq përkufizimin e plotë →SUVARÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË vjet. 1. Kalorës në ushtrinë e Perandorisë Osmane. U sulmuan nga disa suvarinj. 2. Kalorës që e mbante beu si sejmen nga pas. Suvarinjtë e beut.
Shfaq përkufizimin e plotë →SUVATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur suvatoj a suvatohet. Suvatimi i mureve sapo kishte përfunduar. Brigada e suvatimit kishte filluar punën. I bënë suvatimin e të gjithë banesës.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SUVAT/ÓHET vep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e SUVATÓJ. Muri ishte suvatuar mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SUVAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I vë murit ose tavanit shtresën e suvasë dhe e fërkoj për ta lëmuar; i jap suva. Suvaton murin. Sapo e kishin suvatuar tavanin.
Shfaq përkufizimin e plotë →SUVATÚAR (i, e) mb. Që është suvatuar. Mure të suvatuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →SUVATÚES,~E mb. Që shërben për të suvatuar. Makinë suvatuese. Llaç suvatues.
Shfaq përkufizimin e plotë →SUVATÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që merret me suvatim. Brigada e suvatuesve. Ishte një suvatues me përvojë të gjatë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë