Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SÚST/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tel çeliku i përdredhur rrathë-rrathë ose paftë e epshme, që ka veti të shtypet kur i rëndon një forcë dhe të hapet e të kthehet përsëri në gjendjen e mëparshme pa u prishur. Sustë çeliku. Ishin dëmtuar sustat e rrotave. Sustat e divanit lëshonte një tingull të çuditshëm. Derë me sustë. Kapakët i kishin bërë me sustë. I vuri një sustë të vogël. Ishte këputur susta.
2. Rrjetë prej teli të epshëm e të përdredhur, mbi të cilën vihet dysheku në shtrat. Morën një sustë teke. Kishin vënë një krevat me sustë.
3. Sumbull metali, plastike etj. në një aparat a mekanizëm, që shtypet me gisht për ta vënë këtë në lëvizje ose për ta ndaluar. Susta e aparatit fotografik. Shkeli me kujdes sustën.
4. Lloj kapëseje për të mbërthyer rrobat, e përbërë nga dy pjesë si kopsa të vogla, prej të cilave njëra ka një thumb që futet me forcë në tjetrën kur shtypet. Sustat e bluzës ishin hapur. Mbante një përparëse me susta. I qepi vetë sustat.
5. fig. keq. Diçka që shërben si forcë lëvizëse. E kishte gjetur sustën e fshehtë të punës.
♦ Bëhet me sustë (diçka) bëhet vetvetiu diçka, pa asnjë punë a pa mundim fare, sikur të shtypësh një sustë, pa përpjekje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë