Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SURVEJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur survejoj a survejohem. Ishte në survejim. Survejimi i tij vazhdonte. E kishin vënë në survejim të plotë. Nuk e dinte se ishte në survejim. Pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SURVEJ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ndiqem në fshehtësi. Survejohem vazhdimisht. Ishte survejuar çdo lëvizje e tij. 2. pës. e SURVEJÓJ. Shkrimtari survejohej nga spiunët. …
Shfaq përkufizimin e plotë →SURVEJ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ndjek në fshehtësi. Survejonin çdo lëvizje të tij. I kishin vënë pas dy njerëz për ta survejuar.✱Sin.: përgjoj, mbikëqyr.
Shfaq përkufizimin e plotë →SURVEJÚES,~E mb. Përgjues. Avion survejues. Kishin marrë një aparat survejues. Kishin përdorur disa teknika survejuese. Punonte në një institucion survejues. ✱Sin.: ndjekës, mbikëq…
Shfaq përkufizimin e plotë →SURVEJÚES,~I m. sh. ~, ~IT Përgjues. Ai ishte një survejues me përvojë. Arriti ta shmangte survejuesin. ✱Sin.: ndjekës, mbikëqyrës.
Shfaq përkufizimin e plotë →SURVEJÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Përgjuese. I kishin caktuar një survejuese. E kishte kuptuar se kush ishte survejuesja e saj. ✱Sin.: ndjekëse, mbikëqyrëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë