Fjalori
SUP

SUP,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pjesë e trupitnjeriut nga rrëza e qafës deri te cepi ku lidhet krahu me trungun; skaji i sipërm i shpatullave. Supi i djathtë (i majtë). Ecte me superëna. E kishte mbajtur gjatë mbi supe. Hodhën pushkën në sup. I vinte deri në sup. E preku lehtë në sup. Sup-armë! usht. komandë për të hedhur armënmbështetur drejtanëgjoksit, duke e mbajtur nën qytë vetëm me dorën e thyer.
2. Pjesë e një veshjeje nga jaka deri te vendi ku ngjitet mënga. Supet e palltos i rrininmëdha. Supet e trikos i rrininvarura. I kishte vënë pambuk te supet. Xhaketa është grirë te supet.
Sin.: shpatull, krah, shtuf.
I bie supeve (dikujt) i shpreh me dashamirësi miratimin për diçka që ka bërë dikush, lavdëroj, miratoj e përkrah veprimet e tij; e marr dikë me të mirë e me përkëdheli dhe i jap zemër; i rrah supet; i bie krahëve. Bie mbi supet (e dikujt) e ka ai si barrë a si detyrë, rëndon mbi të, ai duhet ta mbajë a ta përballojë diçka; bie mbi shpatullat (e dikujt); e ka mbi shpatulla (dikush). E heq (e provoj) mbi supe (diçka) e vuaj vetë dhe mësoj nga përvoja ime, e përjetoj vetë, e di mirë se si është; e ndiejkurrizin tim. E ka mbi supe (dikush) e ka diçka si detyrë a si barrë, duhet ta përballojë ai, ai duhetpërgjigjet; bie mbi supet (e dikujt); e ka mbi shpatulla. Marr mbi supe (diçka) shih marr mbi shpatulla (diçka). Nuk mban *pluhur mbi supe (në vesh) (dikush). E mban mbi supe (dikush) e ka diçka si detyrë a si barrë, duhet ta përballojë ai, ai duhetpërgjigjet; e ka mbi supe; bie mbi supet (e dikujt); e ka mbi shpatulla; bie mbi shpatullat (e dikujt); e mban mbi trup. Mbledh (rrudh) supet. 1. Tregoj se nuk e di për diçka ose nuk e kuptoj diçka; bëj të paditurin. 2. Shpreh habi për diçka që s’ma merr mendja, çuditem nga diçka e papritur; ngre supet; mbledh (rrudh) krahët. Ngre supet shfaq habi a dyshim për diçka që nuk e dija; i japkuptojë dikujt se nuk di gjë për diçka, nuk e njoh një njeri etj.; mbledh (rrudh) supet.rëndojnë *vitet (mbi supe). I rrah supet (dikujt) e marr me të mirë a i jap zemër; miratoj veprimet e dikujt; i bie supeve; i rrah krahët. Sup më sup shumë afër njëri me tjetrin; të bashkuar për ta mbajtur e për ta përkrahur njëri-tjetrin; krah për krah. Shkreh (zbraz) *pushkën (dyfekun) që në sup (dikush).


Rezultate të ngjashme

SUPER- fjalëform., libr. Parashtesë me të cilën ndërtohen fjalë që shënojnë diçka që ndodhet mbi diçka tjetër, diçka të cilësisë më të lartë, diçka më të fundit, më të fuqishme ose…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SUPERIÓR,~E mb. Më i lartë; shumë i lartë. Ndihej superior. Mban qëndrim superior. Njeriu i urtë është superior ndaj çdo fyerje. Bënin prodhime me cilësi superior.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SUPIÉR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Enë e madhe ku shtihet supa. Supierë porcelani. Një supierë i duhet gjithmonë një tryeze të bukur. Supën e serviri me supierë e tasa të vegjël.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SUPÓR,~E mb. Që është i supit; që ka të bëjë me supin. Protezë supore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SUPÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Rrip i qëndisur me shenjat dalluese të gradës, që vihet në supet e uniformës së oficerit dhe të nënoficerit. Yjet e supores. Suporet e gjeneralit. Qep su…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SUPOZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur supozoj a supozohet. Ky është vetëm një supozim. Para shpalljes së rezultateve ka pasur disa supozime.2. Hamendje, dyshim. Supozime pa baza…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SUPOZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. dhe jokal. 1. E quaj si të vërtetë diçka që e marr si pikënisje për të provuar një hipotezë, e zë se. Supozojmë se A është e barabartë me B. Mos supo…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SUPRÉM,~E mb. 1. zyrt. Që zë shkallën a rangun më të lartë, i tillë nga i cili varen të gjithë të tjerët. Urdhrat e komandantit suprem. Vendimet e organeve supreme. Ishte vetëshpal…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SÚP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Gjellë e hollë me lëng mishi, peshku a perimesh dhe me oriz, me makarona etj., që zakonisht hahet në fillim të drekës a të darkës; sasia e kësaj gjelle sa n…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SÚPËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Supore; spaletë. Yjet e supëzës. I kishte qepur supëzat. Ia hoqën supëzat.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.