Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SUNDÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që sundon në një vend të pushtuar e të nënshtruar. Sunduese autoritare. E kishte vetëshpallur veten sunduese.
2. Ajo që nënshtron diçka dhe e shfrytëzon për nevojat e qëllimet e veta. Sunduesja e ujërave.
✱Sin.: sundimtare, mbizotëruese, mbisunduese, shfrytëzuese, shtypëse.
SUNDÚES,~E mb. 1. Që është në pushtet në një vend; që ka fuqinë në dorë. Klasat sunduese. Pjesë e elitave sunduese. Njerëz të sunduar e asnjëherë sundues.
2. Mbizotërues. Ideologjia sunduese e kohës. Romani pasqyron me ironi ligjërimin sundues.
3. Që ngrihet më lart se gjërat e tjera përreth, që ndodhet në një vend nga i cili duket hapësira përreth. Zuri një vend sundues mbi territorin. Kishin marrë pozicion në një pikë sunduese.
✱Sin.: sundimtar, mbisundues, shfrytëzues, shtypës.
SUNDÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që sundon në një vend të pushtuar e të nënshtruar. I shporrën sunduesit e huaj. I bindeshin vendimeve të sunduesit.
2. Ai që nënshtron diçka dhe e shfrytëzon për nevojat e qëllimet e veta. Sunduesit e natyrës.
✱Sin.: sundimtar, mbizotërues, mbisundues, shfrytëzues, shtypës.
SUNDÚES,~E mb. 1. Që është në pushtet në një vend; që ka fuqinë në dorë. Klasat sunduese. Pjesë e elitave sunduese. Njerëz të sunduar e asnjëherë sundues. 2. Mbizotërues. Ideologji…
Shfaq përkufizimin e plotë →SUNDÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që sundon në një vend të pushtuar e të nënshtruar. I shporrën sunduesit e huaj. I bindeshin vendimeve të sunduesit. 2. Ai që nënshtron diçka dhe e sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë